Afganët në Shqipëri, Rama: Ne nuk mallkuam errësirën por ndezëm një qiri

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në darkën vjetore të ”Sesame Workshop” për marrjen e çmimit prestigjoz ”Joan Ganz Cooney Global Leadership Award”, theksoi në fjalën e tij se merita e mikpritjes së afganëve në Shqipëri i takon shqiptarëve.

”Shqipëria do të jetë vendi që do të mbajë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë tonë që ulemi në atë Këshill dhe do të ishim shumë krenarë e shumë mirënjohës, nëse Sesame bashkë me Welcome US do të pranonin ftesën tonë për të ardhur më 6 qershor në Këshillin e Sigurimit, për t’i folur Këshillit dhe mbarë botës për fëmijët e Ukrainës dhe të gjithë fëmijët e njerëzve, familjeve anekënd botës, që po vuajnë kaq shumë duke lënë shtëpitë, duke u zhvendosur.

Dua ta përmbyll duke nderuar një shqiptare të madhe, Nënë Terezën e Kalkutës, Shën Terezën e Shqipërisë, e cila ka thënë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu.

Ju falënderoj shumë, shumë, për diçka për të cilën dua të tregohem shumë modest e modestia nuk është pika ime e fortë, por dua të tregohem modest, sepse kjo është e vërteta. Nuk ishte merita ime, sepse thjesht ndodhi që unë të isha kryeministri, është merita e shqiptarëve, që e mbështetën plotësisht vendimin”.

SHKARKO APP