Afganët në Shqipëri, Varaku: Nuk është ende i qartë numri i personave që do akomodohen

Afganët do të vijnë në Shqipëri. Publicisti Redi Varaku i ftuar në studion e “Ora News” bëri një krahasim midis vendit tonë dhe Kosovës, ku tha se presidentja Vjosa Osmani reagoi me përulësi ndaj qytetarëve.

“Kemi një kryeministër që reagon ndaj kujt se nuk merret vesh sepse opozita është në të njëjtën valë me të cilën ka qenë edhe kur erdhën ujgurët edhe kur erdhën muxhahedinët”,-tha ai. Po ashtu ai thekson se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përmbush detyrimet që vijnë si pasojë e marrëveshjeve që ka me NATO-n.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e detyrimeve që vijnë si pasojë e marrëveshjeve apo situatave sigurisht në proporcion me fuqinë e saj dhe aftësinë për të përballuar një situatë të tillë. Mënyra se si reagoi Presidentja e Kosovës shikojmë një përulësi drejtuar qytetarëve të saj, shikojmë një harmoni të plotë mes institucioneve dhe qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj kemi kaosin ku ndodhet Shqipëria. Kemi një kryeministër që reagon ndaj kujt se nuk merret vesh sepse opozita është në të njëjtën valë me të cilën ka qenë edhe kur erdhën ujgurët edhe kur erdhën muxhahedinët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk e di me kë e ka, por e gjitha është ajo që zoti Berisha e ka vënë mirë në dukje faktin që kjo është një përpjekje e shëmtuar për ta përdorur politikisht. Shqipëria i ka bërë gjithmonë me përpikmëri detyrat që lindin si pasojë e të qenit pjesë e NATO-s”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?