Afganët që do të strehohen në ”Qyteti Studenti”, do marrin vaksinat anti-covid

Afganët që do të strehohen tek godinat e ”Qytetit Studenti”, do të kenë shërbim mjekësor gjatë 24 orëve. Janë dy dhoma të veçanta, një për femrat dhe një për meshkujt, të cilat do të shërbejnë për vizitat shëndetësore dhe testet anti-covid.

Të gjithë shtetasit afganë do të kryejnë vaksinën anti-covid, por pa detyrim nga autoritetet shëndetësore, si dhe vaksinat e tjera për sëmundje të cilat janë mjaft të përhapura në Afganistan.

Brenda strukturës akomoduese është organizuar edhe një ambient i posaçëm për izolimin e çdo rasti të dyshuar me Covid. Operatori i Kujdesit Shëndetësor të Tiranës ka organizuar mjekët e poliklinikave për shërbim 24 orë pranë pikës shëndetësore brenda godinës së ”Qytetit Studenti”.

SHKARKO APP