Afishohen listat e votuesve
Në ambientet e njësive bashkiake ka nisur afishimi i listave të zgjedhësve, ku qytetarët mund të kontrollonjë emrat e tyre.
Ora News vëzhgoi këtë proces në disa prej njësive bashkiake të kryqytetit ku u konstatua se listat janë vendosur në ambiente të brendshme.
Shumë qytetarë nuk e dinë që janë afishuar por ka dhe të tjerë të cilët janë indiferentë.
Një mundësi tjetër për të kontrolluar vendin e votimit është dhe përmes portalit e-albania. Në zgjedhjen e 25 prillit 2021 të drejtën e votës e kanë 3.6 milionë njerëz.
Ky është hapi i parë i marrë nga institucionet pas denoncimeve nga publiku për zhvendosjen e vendit të votimit pa miratim.