Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, hedh kunja për Dritan Lelin: Mbusha disa gropa, jo vetëm në rrugë

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka paraqitur dorëheqjen e tij në institucionin lokal, ku ai u caktua pas mosmarrëveshjeve që lindën mes kryetarit Dritan Leli dhe Partisë Socialiste.

Mësohet se Qëndro ka thënë pas dorëheqjes se ai nuk do të jetë në Elbasan, por në Tiranë. Punën e tij si nënkryetar në Bashkinë Vlorë, Qëndro e ka cilësuar me nota ironike, si një punë për mbushjen e disa gropave, por jo vetëm në rrugë.

Një deklaratë thumbuese që bie indirekt mbi kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin ka pasur disa përplasje gjatë kohës që kanë punuar së bashku.

Në funksionim e punëve në Vlorë ka patur disa gropa dhe nuk bëhet fjalë për gropat e asfaltit në rrugët e qytetit që përgjithësisht janë mbyllur, por ka patur disa gropa të tjera si ndriçimi i qytetit që ka qenë në errësirë dhe sot është i ndriçuar. Ka patur një gropë se mbytej Novosela dhe sot është bërë një projekt që s’do mbytet më. Ka patur probleme dhe ne disa lagje si Llonxhë, Karabash ku s’ka patur ujë të pijshëm dhe sot janë mbyll. Për të mos folur dhe për disa gropa të tjera që unë kam mbyll nëpërmjet punës“, theksoi ai.

Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qëndro.

SHKARKO APP