Aftësia e kufizuar/ OKB: Shqipëria të rishikojë legjislacionin

Shqetësimet e deri më tanishme të personave me aftësi të kufizuara i kanë mbërritur qeverisë shqiptare në një raport dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, i OKB. Shqipëria ka ratifikuar konventat e OKB për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar dhe duhet ta implementojë atë.

Komiiteti i OKB ka dërguar 25 rekomandime për qeverinë shqiptare, që të rishikojnë të gjithë legjislacionin për personat me aftësi të kuzifuar. Ligji për nxitjen e punësimit bën të kundërtën, ndonëse përcaktohej se çdo subjekt për çdo 25 punonjës duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuar, tashmë edhe kjo ka ndryshuar për keq.

Nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi, ka ofruar mbështetjen e saj për të përmirësuar këtë situatë. Akesueshmëria e personave me aftësi të kufizuar është një tjetër shqetësim, ku Shqipëria mbetet shumë mbrapa asaj çfarë përcaktohet në Konventë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?