Agalliu: Në fund të marsit riorganizimi i PD do përfundojë

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu pak pasi u zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar, thotë se slia blu është një parti e hapur dhe sipas tij nuk mund të jetë parti e ultimatumit.

Agalliu tha se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk është brenda institucionit të PD, pasi sipas tij, për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, nuk ndoqi një rrugë legjitime. Po ashtu ai tha se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, më 18 dhjetor nuk ishte institucional.

”Në aksionin politik të PD pas datës 18 dhjetor nuk ka më aktivitet në kontekst apo duke marrë në konsideratë çka ndodh nga individë të caktuar që qëndrojnë jashtë shtëpisë ligjore të PD. PD është një parti e hapur por nuk mund të jetë parti e ultimatumit. Bëj thirrje për këdo që aktivitetin e tij ndryshe, argumentet e tij ndryshe, t’I thotë dhe të vazhdojë këtë betejë brenda institucionit të PD. Berisha nuk është brenda institucionit sepse Kuvendi I thirrur nuk ndoqi një rrugë legjitime. Referendumi nuk ishte institucional. Mënyra që kontestohet sot, apo që lë për të dëshiruar dhe që bën të kuptosh që ka bëjë me interesa personale dhe jo të institucionit të partisë është pikërisht mënyra se si janë zhvilluar”.

Teksa falur për statutet e të dy palëve që tashmë janë dërguar në Gjykatë, Agalliu thotë se ai personalisht do të zbatojë çdo vendim që do të marrë kjo e fundit.

SHKARKO APP