Agim Kajmaku apelon masën e sigurisë nga arratia

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Kajmaku nga arratia ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”  të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në një kohë kur Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për të.

Kujtojmë se Kajmaku u shkarkua nga KQZ pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit. Ish-kryebashkiaku u akuzua nga Partia Demokratike, se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por nuk e kishte paraqitur këtë fakt në formularin e Dekriminalizimit.

Më pas Prokuroria e Përgjithshme, bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, ku rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtin person.

Ndaj tij prokuroria e Tiranës ka ngritur 3 akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve, dhe ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë mësohet se Prokuroria ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari, i emëruar në këtë post nga Agim Kajmaku

SHKARKO APP