Agim Kajmaku ende në arrati, Gjykata i rrëzon kërkesën

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ‘’arrest me burg’’ në drejtim të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Ka qenë vetë mbrojtja e Kajmakut, e cila fillimisht ka bërë kërkesën për zbutje të masës, por nuk është paraqitur në seancë.

Për këtë arsye qëndron në fuqi masa “arrest me burg” në mungesë.

Fax News ka zbardhur më herët dosjen e Prokurorisë e cila i është nisur Gjykatës për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas dosjes së siguruar rezulton se Prokuroria e konsideron të pandehur Kajmakun për tre akuza që sipas saj janë të provueshme dhe kanë të bëjnë me:

  1. “Falsifikikim të vulave, të stampave ose formularëve”, parashikuar nga një dënim prej  6 muaj deri në 4 vjet burg.
  2. “Falsifikim të dokumentave zyrtare”, e kryer në bashkëpunim me shtetasit Merita Shtyko, Irma Bylyku dhe Mirjeta Mema, e parashikuar me ligj të dënohet   6 muaj deri në 4 vjet nga Kodi Penal neni 186/2. Gjithashshtu akuzohet për;
  3. “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, e parashikuar me një dënim nga gjobë deri në heqjen e lirisë për 1 vit.

E thënë ndryshe, nëse Gjykata pranon akuzat e prokurorisë, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me maksimumi 9 vite heqje lirie për të gjitha akuzat.

SHKARKO APP