Agim Kajmaku lë spitalin. Gjykata shtyn seancën për të hënën

7 muaj në arrati dhe vetëm 24 orë qëndroi në pranga. Po flasim për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili të enjten ka lënë edhe spitalin. Sipas spitalit, ai vuan nga sëmundjet: hematemeze dhe diabet melloitus. Gjykata e Apelit liroi Kajmakun pasi i dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe sipas vendimit, ai duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 15 korrik. Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Kajmaku u arrestua katër ditë më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në një spital privat për shkak të diabetit. Gjykata e Tiranës shtyn për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës se sigurisë për Agim Kajmakun.

Shkak është bërë mosprania fizike e tij në seancë. Në sallën e gjyqit avokati ka paraqitur një vërtetim që Kajmaku ka qenë i shtruar deri pasditen e djeshme. Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit. Apeli i Tiranës ndryshoi masën e sigurisë “arrest ne burg”, marrë në mungesë për Kajmakun, në “detyrim për paraqitje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?