Agim Kajmaku shëtit i lirë, urdhëri i Policisë: Të arrestohet

Pas lajmit që mediet shqiptare publikuan për lëvizjet e lira në Tiranë dhe Vorë të ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, këtë të hënë Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka kërkuar shefit të Komisariatit të Vorës që të arrestohet ky i fundit. Urdhri i Jaupit ka ardhur pas disa takimeve që ai ka pasur me shefa të Komisariateve në qarkun e Tiranës, ku ka kërkuar shtimin e forcave për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim.

Kajmaku vijon të jetë në kërkim prej nëntorit të vitit të kaluar, për shkak se akuzohet se vijoi detyrën si kryebashkiak edhe pasi KQZ e shkarkoi. Shkarkimi i Kajmakut erdhi pasi kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënim në Greqi në vitin 2003, i cili u denoncua fillimisht nga PD.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për tre vepra penale: ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

https://arkiva.kohajone.com/policia-e-kerkon-agim-kajmaku-fotografohet-ne-mes-te-tiranes/

https://arkiva.kohajone.com/kryebashkiaku-ne-arrati-i-vores-bardhi-agim-kajmaku-leviz-i-lire-se-eshte-edi-rama-qe-nuk-e-do-te-arrestuar/

SHKARKO APP