Agim Nesho: Në gjithë këto lëvizje, Sali Berisha është i fituar

Diplomati dhe analisti i njohur, Agim Nesho deklaroi në Çim Peka LIVE se qëndrimi i sotëm i Sali Berishës ishte i qartë. “Doktor Berisha e shpjegoi shumë mirë aktin e tij, duke bërë diferencën mes prekjes së dinjitetit dhe respektit dhe dashurisë ndaj SHBA,”- tha Nesho.

Koha ka shumë rëndësi, sepse Shqipëria është në një proces zgjedhor të manipuluar, në një katastrofë zgjedhore, e cila kërkon reagimin për shkeljen e vullnetit politik. Në këtë kuptim unë mendoj se është një lëvizje shumë e studiuar,” shtoi ai.

“Në gjithë këtë lëvizje, Berisha është i fituar pasi arriti të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar. Sepse ekspertët dhe studiuesit e njohur të huaj po thonë një gjë: pse tani, duke theksuar se ky nuk është rasti për t’u bërë shembull. Madje Bugajski tha se është një luftë ndaj faktorit shqiptar”,- tha Nesho.

Sipas tij, qëllimi mund të jetë edhe goditja e opozitës dhe pranimi i rezultatit zgjedhor. “Këto zgjedhje nuk duhet të pranohen,” tha ai.

SHKARKO APP