Agim Nesho: ”Open Balkan” forcon Serbinë
Diplomati Agim Nesho, thotë se me ”Open Balkan” forcohet Serbia, duke shtuar edhe se tashmë ky projekt është si me paterica, pasi mbahet në këmbë veç nga Rama dhe Vuçiç.
””Open Balkan” forcon vetëm Serbinë. Ky projekt i sherbën sa duket vetëm interesave të Vuçiçit dhe Ramës. ”Open Balkan” nuk funksiononte as edhe kur tre vendet ishin të gatshme për iniciativën, por tani Zaevi është jashtë loje, opozita maqedonase nuk e përkrah këtë iniciativë.
Vetë deklarata e Brnabiç, se Mali i Zi mund të na bashkohet ngjan e rreme, se Podgorica duket se është po ashtu kundër, sepse ata shohin se Serbia bëhet agresive me këtë projekt.
Vetëm ne duket se nuk e shikojmë këtë rrezik të madh e real. ”Open Balkan” tani nuk e di se a mund të quhet më projekt që vlen, sepse vetëm Rama e Vuçiç po e mbajnë me paterica”.