Agimi i Artë akuza Turqisë, po financon “Shqipërinë e Madhe”

Partia nacionaliste greke “Agimi i Artë” ka akuzuar Turqinë se po financon zgjerimin e kufijve të shtetit shqiptar.

Në faqen zyrtare të Agimit të Artë, thuhet se Turqia po ndihmon shqiptarët myslimanë për të krijuar “ShqipërinëeMadhe"- një projekt që NATO e ka ndihmuar shumë në fund të viteve 1990, kur ata bombarduan Serbinë në mbështetje të forcave terroriste shqiptare të cilët ishin pushtues të Kosovës.

Deklarata e Partisë Agimi i Artë: – “Turqia kohët e fundit ka marrë përsipër edukimin e oficerëve shqiptarë në shkollat e saj dhe në të njëjtën kohë i ofron Shqipërisë automjete të lehta ushtarake të ushtrisë si dhe automjete të tjera të blinduara. Krijimi i i shteti Islamik-turk në Ballkan, pjesë e së cilës është “Shqipëria e Madhe”, tashmë është një fakt. Shqipëria është në thelb një bazë politike dhe ushtarake e Turqisë. Turqia do të vazhdojë t’i sigurojë Shqipërisë armë, të cilat në një të ardhme jo shumë të largët do të përdoren për veprime kundër territorin grek.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Agimi i Artë akuzoi Turqinë për përdorimin e shërbimeve të saj të fshehta për të financuar forcat terroriste në Shqipëri. Deklarata e kësaj partia vijon: –  “Ne duhet ta marrim shumë seriozisht depërtimin ushtarak të Turqisë në Shqipëri dhe armatosjen e forcave shqiptare. Sipas statistikave, në 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të shkojë deri në 10 milionë banorë. Rritja e popullsisë shqiptare, shoqëruar me rritjen e popullsisë turke, dhe rënies së popullsisë greke është një bombë me sahat për ne. Nëse ju nuk e neutralizoni bombën, rrezikohemi për të folur me dialektin e myslimanëve shqiptarë, turq, dhe vende të tjera aziatike.” Në fund, akuzohet edhe SHBA e Europa, “Ushtria amerikane ka një bazë gjigante ushtarake në jug të Kosovës, shumë afër aty ku terroristët shqiptarë kanë qenë kohët e fundit, duke bërë inkursione në IRJM. Të gjitha vendet e inkuadruarve perëndimorë kanë qenë mbështetëse të Shqipërisë duke përdorur strategjitë e saj të terrorit për të destabilizuar dhe të pushtuar sllavët e Ballkanit, të cilët janë konsideruar, së bashku me grekët, si popullsi problematike.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgatiti: Mate Came/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?