Agjencia Franceze e Zhvillimit nis aktivitetin në Shqipëri

Një mision i drejtuar nga Marie HélèneLoison, Drejtoreshë e Departamentit të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) do të vijë në Tiranë nga 23 deri më 25 maj, për të njoftuar fillimin e aktiviteteve të saj në Shqipëri.

Mbështetja financiare dhe institucionale që do të sigurohet nga AFD-ja do të synojë përforcimin e politikave publike që janë në përputhje me “Acquis” e BE-së, veçanërisht në lidhje me konektivitetin dhe ndihmën ndajsektorëve më vulnerabël në vend, në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në fushën e zhvillimit.

Së bashku me Shqipërinë, vendi i parë në Ballkanin Perëndimor ku AFD do të ndërhyjë, kjo organizatë është tashmë prezente në 110 vende nëpërmjet një rrjeti prej 85 degësh dhe mbështet aktualisht më shumë se 3,500 projekte zhvillimi. Në vitin 2017, ajo ka vënë në dispozicion 10.4 miliardë euro për të financuar këto projekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Rreth AFD-së

Swiss Digital Mobile Reklama

Si një institucion financiar publik dhe solidariteti, AFD-ja është aktor kryesor në politikën e zhvillimit të Francës. Ajo angazhohet në projekte që përmirësojnë konkretisht jetën e përditshme të popullsisë në vendet në zhvillim, në ato në tranzicion,me rritje të lartë si dhe në territoret franceze përtej detit. Duke ndërhyrë në sektorë të shumtë – energjia, shëndeti, biodiversiteti, uji, sektorët dixhitalë dhe socialë – AFD-ja mbështet tranzicionindrejt një bote më të sigurt, më të drejtë dhe më të qëndrueshme, një bote të përbashkët. Veprimi i saj është plotësisht në përputhje me synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (ODD) dhe prioritetet e veprimtarisë së jashtme të Francës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?