Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet

Shqipëria, sikurse dhe vendet e tjera të Europës, është e ekspozuar ndaj fenomeneve natyrore si reshjet me inensitet të lartë, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe të tjera situate që kërkojnë koordinim dhe reagim të shpejtë. Por çfarë ka realizuar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të përballuar emergjencat apo për t’i parandaluar ato?

“Deri tani janë realizuar takime me prefekturat dhe bashkitë, mbi masat që duhet të marrin brenda territorit të tyre. Ju kemi kërkuar vlerësim të zonave me rrisk ngapërmbytjet, rrëqitjet e tokave dhe orteqeve, bazuar dhe në vlerësimin kombëtar të riskut. Bashkitë më të ekspozuara ndaj këtyre risqeve janë Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Ju kemi kërkuar monitorimin e vazhdueshëm të infrastrukturës kritike me rrezik për përmbytje siç janë digat, rezervuarët, pritat dhe argjinaturat. Ju është kërkuar ngritja e sistemit të paralajmërimit të hershëm për monitorimin dhe njoftimin në kohë të qytetarëve.”

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, thirrja u shkon edhe bashkive të cilat duhet të forcojnë kapacitetet operacionale lokale për reagim dhe përballimin e emergjencave. Ndërsa janë kryer takime me 12 qarqet, por cili ka qenë qëllimi i këtyre takimeve?

“Kemi përfunduar takimet në 12 qarqe dhe vazhdon të mbetet e hapur deri në datë 25 nëntor thirrja për pranimin e projekteve të financuara nga shteti shqiptar nëpërmjet AKMC. Kjo thirrje është një mundësi për bashkitë të aplikojnë në projekte që synojnë uljen e riskut nga fatkeqësitë natyrore, si investimet në diga, infrastrukturësn dhe pajisjet e emergjencave.”

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thekson se koordinimi i strukturave dhe angazhimi i pushtetit lokal janë domosdoshmëri për një reagim efektiv dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

AKMC, thirrje bashkive: Vlerësoni zonat me rrezik nga përmbytjet/ Takime me qarqet që të aplikojnë..

 

SHKARKO APP