Agjencitë turistike në protestë: Hapni kufinjtë, s’është turizmi vetëm shezllona zoti ministër!

Agjencitë turistike kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duke shprehur të gjitha ankesat e tyre. Kjo pasi janë sektori më i goditur prej masave të ndërmarra për shkak të pandemisë.

Masat e ndërmarra nga qeveria duke vijuar mbylljen e kufijve ka bërë që këto biznese të shkojnë drejt falimentit. Kërkesat që ata parashtrojnë janë:

-Ndihme financiare urgjente.

-Pagë minimale.

-Të lobohet për hapjen e kufijve.

-Protokolle të qarta për zhvillimin e turizmit.

-Protokolle transporti.

-Subvencionim të siguracioneve 6 muaj deri në 1 vit.

Ndërsa njëri prej protestuesve në profesion guidë turistike ka reaguar i revoltuar duke thënë se qeveria shqiptare po shkatërron çdo gjë.

S’është turizmi vetëm shezllona e restorte zoti ministër. Si mund të taksoni agjenci turistike kur skanë aktivitet e punë? Ju flini gjumë ndërsa vende të tjera madje dhe Kosova ka bërë shumë më tepër. Te ne s’ka inspektoriat për guidat. Vjen guida e huaj bën sllavisht guidën dhe askush s’e ndalon. Të na rroni ju se po shkatërroni cdo gjë.

SHKARKO APP