Agjentët e sigurimit dhe Lazarati, sherr në Komisionin e Sigurisë

Raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot në Komisionin e Sigurisë për atë që ka ndodhur në Lazarat, është shoqëruar me debate të ashpra.

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është përplasur me ish-ministri e Brendshëm gjatë qeverisjes së PD Flamur Noka.

Pjesë nga debati në Komisionin e Sigurisë

Noka: Ngjarja e Lazaratit dhe vrasja e efektivit është në hetim. Çfarë mund të na thotë ministri kur ngjarja është ende në hetim dhe gjithçka është sekret hetimor.

Braho: Dy seancat që kaluan ju nuk latë gjë pa thënë. Dëgjoje ministrin një herë…

Noka: Po nuk thamë sekrete. Kur çështja është ne hetim pse është ky padurim?

Braho: Pa durimi fillon me deklaratat e t’ua në çdo seancë.

Noka: Je në vete? S’je hiç në vete

Braho: A je në vete të pyes unë ty, se Saliu s’ka lënë më gjë pa thënë

Noka: Të arrestuarit për vrasjen e efektivit a ishin të dyshuar dhe a janë mbajtur nën kontroll si të dyshuar në vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të PD Gjirokastër?

Braho: Kjo është pjesë e hetimit. Të lutem shumë nuk ke asnjë detyrim t’i përgjigjesh pyetjes

Tahiri: Disa ndër personat që janë arrestuar kanë qenë nën procedim për vepra të tjera penale, disa të rënda. Policia ka qenë mjaft aktive në kapjen e atyre që dyshoheshin. Kjo nuk ka qenë plotësisht e mundur, edhe atëherë kur ka qenë e mundur janë liruar nga policia.

Braho: Të dhënat i gjeni në materialin që kam sjellë.

Noka: Si Spartak vazhdo me termat e Sigurimit të Shtetit.

Braho: Nëse ke ardhur të merresh me mua, unë të tregoj vendin.

Noka: A po bëni shou në Lazarat?

Braho: Harron që kryetari i Komunës është anëtar i Këshillit Drejtues të PD-së. Çfarë bëri ai?

Noka: Për ty Spartak çdo opozitar ka probleme.

Braho: Mos e hap më këtë histori, se unë e pata fatin, ashtu si e pate edhe ti. Në 88-n ka qenë i vogël ti. Mos t’i japim letrat. Shumë nga ata që ken ë krah ti kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Noka: Hapi letrat, hapi.

Braho: Mos më fol mua, se unë nuk kam qenë asnjë ditë pjesë e sigurimit të Shtetit.

SHKARKO APP