Agjenti i FBI-së plas ”bombën”: McGonigal kishte fuqi të hartonte dosje për ”non-grata”
Agjenti i FBI-së, Peter Lapp plas ”bombën”, kur thotë se Charles McGonigal kishte fuqi të hartonte dosje për ”non-grata”. Në një intervistë ekskluzive për ”Syri Tv”, Lapp tha se McGonigal mund të ndikonte hapjen e një hetimi.
“Kjo është një tjetër gjë për të cilën mendoj se McGonigal po e tejzbukuronte rolin dhe aftësinë e tij për ta bërë këtë. Edhe një herë, ai është lojtar i vogël në totalin e qeverisë së SHBA-ve. Ai ishte zyrtar i lartë në FBI, por nuk mendoj se kishte pushtetin apo aftësinë të ndikonte sidomos heqjen e një personi prej listës non-grata.
Sigurisht, kur flasim për operacione zbulimi, po të kish qenë ky rasti, ai mund të kishte ndikim në vendosjen e dikujt në listë, por heqja prej listës do të ishte goxha e vështirë për dikë në pozitën e McGonigal. Mendoj se në këtë rast e tejzbukuroi se çfarë mund të arrinte për persona në vendin tuaj.
McGonigal sigurisht mund të ndikonte hapjen e një hetimi, por sesi dilte ai hetim, ai do të humbiste kontroll deri diku, sepse hetuesit do të kryenin intervistat dhe hetimet e tyre dhe do të shihnim se ku do të shkonte. Ka shumë kontrolle e balancime, do të duhej miratimi i njerëzve në selitë e FBI-së, njerëzit në Departamentin tonë të Drejtësisë do të duhej t’i miratonin këto lloj hetimesh”.
KOHA JONË SONDAZH

