Agjenti i krimeve, vrasja në market dhe droga
Nga: Redjon Shtylla
Mëngjesi i sotëm nisi me një lajm të kronikës së zezë. Një i ri u vra. Jurgen Duka humbi jetën në spital, pas një sherri banal brenda një marketi në rrugën ”Irfan Tomini”, ndërsa shkak thuhet se u bë sherri se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, del të jetë Arbër Sula, dhe veprimet e tij të shpejta gjatë sherrit, e identifikuan që është një agjent i krimeve. Ai është ende në kërkim nga Policia.
Shpejtësia e veprimit të agjendit të krimit, lë dyshime se vrasja ka qenë e paramenduar. A nuk duhet të ishte pa armë Arbër Sula, apo ishte në detyrë? Pikëpyetjet për këtë vrasje janë të shumta dhe pjesa e armës në këtë ngjarje është element i rëndësishëm, pasi personat që janë në detyrë, kur nuk janë në shërbim, pse duhet të mbajë armën e punës me vete? Është vrasje, apo fatkeqësi që i riu Duka ishte në ato momente në market?
Nga pamjet kuptohet se fillimisht autori është konfliktuar me personin me të bardha, ndërsa viktima është futur për t’i ndarë, ndërsa më pas Duka ka qëlluar në grusht autorin dhe aty janë futur në sherr të gjithë personat, veç shitësit.
Nga ana tjetër, viktima del të jetë një emër i njohur për drejtësinë dhe pista të çon në prishjen e pazareve të drogës, pasi do të ishte çmenduri që të vrasës për rradhën në markret, kur në fakt në kasë për të paguar ishte vetëm viktima dhe autori.
29-vjeçari mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u prangosën edhe disa persona të tjerë. Duka u ekstradua në Itali për t’u gjykuar ku fitoi lirinë. Por mbi viktimën akuzat dhe dënimet, kanë nisur që nga viti 2013 në vitin 2020.
Shqipëria është në pushtetin e bandave kriminale. Në 5 muaj e parë të këtij viti, në të gjithë vendin u regjistruan 25 vrasje. Vende të tjera me këtë bilanc kanë agazhuar ushtrinë. Një mundësi është edhe rikthimi i dënimit kapital, që më së shumti populli e kërkoi për monstrën e Fierit që vrau mizorisht 8-vjeçarin Maeto. Rendi është pika më e dobët e shtetit, që kërkon masa urgjente kontrolli, ose në të kundërtën masakrat nuk do të ndalen.