Agon Duka: Mospagimi i pensioneve të emigrantëve nga disa vende europiane, diskriminim njerëzor

Kreu i PAA, Agron Duka, e cilëson diskriminim njerëzor dhe vjedhje financiare mospagimin e pensioneve të emigrantëve shqiptarë nga disa vende europiane.

Ai kërkon që të jetë prioritet i diplomacisë shqiptare, ndërsa thekson se PAA do të synojë sensibilizimin e dhënies fund të kësaj “vjedhjeje” që shton varfërinë.

MESAZHI I PLOTË
Ka 13 vite prej 2008 që Italia dhe Shqipëria dështojnë për marrëveshjen që ju jep të drejtën emigrantëve shqiptarë që kanë punuar dhe derdhur kontribute për pensione në këto vende të përfitojnë pensione.
Nuk është humane dhe nuk është ligjore që këta emigrantë të vuajnë në varfëri ekstreme për këtë zvarritje të (pa) qëllimshme.
Numri i emigrantëve dhe i familjeve të tyre që ju mohohet pensioni po rritet dhe varfëria e tyre po ashtu.
Shqipëria ka rreth 40 për qind të popullsisë së saj emigrantë.
Njohja e pensioneve të tyre nga vendet ku kanë emigruar duhet të jetë prioritet i diplomacisë shqiptare.
Një emigrant që nuk i paguhet pensioni kur i ka derdhur kontributet trajtohet si një skllav i kohëve moderne.
PAA do të synojë sensibilizimin e dhënies fund të kësaj “vjedhjeje” që shton varfërinë.

SHKARKO APP