“Agresori” i Bashës në Ersekë 14 ditë burg, del nesër nga qelia

Vetëm 14 ditë  burg do të kryejë 27- vjeçari nga Erseka që tentoi të godiste me karrige liderin e PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi elektoral të pak ditëve më parë. Suel Lico përfitoi gjykim të shkurtuar për shkak se pranoi akuzën, ndaj me vendimin që i është dhënë ai nesër ai lirohet nga burgu. Më herët edhe prokuroria kishte kërkuar 14 ditë për të arrestuarin në lidhje me akuzën e prishjes me dhunë të aktivitetit të partive politike.  Gjate incidentit një tjetër person u plagos në kokë por pa pasoja të rënda për jetën, pasi karrigia e adresuar drejt Bashës përfundoi në kokën e të dëmtuarit.  

SHKARKO APP