Agresori që sulmoi Berishën, fal truprojat që e dhunuan
Agresori i Sali Berishës ka falur truprojat e ish-kryeministrit, të cilët e dhunuan. Siguria private e kryetarit të Partisë Demokratike rrezikonte të akuzohej për plagosje të lehtë ose dëmtime të tjera me dashje.
31-vjeçari Gert Shehu i cili goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha në protestën e opozitës, ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat që e dhunuan.
Kjo është deklaruar gjatë marrjes në pyetje të Shehut, teksa atij iu caktua masa e sigurisë arrest me burg. Truprojat e ish-kryeministrit rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë ose dëmtime të tjera me dashje.
Gert Shehut iu caktua masa e sigurisë në ambientet e spitalit të Traumës ku po mbahet në mbikëqyrje mjekësore dhe ruhet nga policia. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, i riu pritet të transferohet në paraburgim.
Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut kërkoi një masë më të butë sigurie dhe theksoi se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.
KOHA JONË SONDAZH

