Agron Duka: Avdylajt i kam pasur fqinj, kanë punuar në Gjermani
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka treguar se ai i ka pasur fqinj Avdylajt personat e arrestuar si pjesë e një grupi kriminal.
I ftuar në emisionin “Repolitix”, Duka u shpreh se ata kanë punuar për vite në Gjermani dhe një prej tyre ka një hotel në Durrës.
“Unë vetë jam shijakas dhe familjen Avdylaj i kam pasur fqinjë. Ata me origjinë janë çamë. Kanë punuar për vite në Gjermani. Flamuri, (Flamur Avdyli) ka punuar për vite me radhë në Gjermani. Ka atë hotelin që flitet në Durrës, por ata kanë punuar për mua si njerëz të ndershëm në emigracion”, tha Duka.
KOHA JONË SONDAZH

