Agron Duka: Bujqësia shpëtimi i vendit

Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi sot një tryezë të rrumbullakët me profesionistë të bujqësisë, fermerë, bisnesmen, punonjës të shkencës dhe përfaqësues të grupeve të interesit me temën: Subvencionet në bujqësi, problematikat dhe alternativat.

Diskutimet shumë planëshe rreth subvencioneve në bujqësi, agroindustri e peshkim, evidentuan difektet e politikave të ndjekura deri tani dhe u propozuan alternativa konkrete, në dobi të fermerëve dhe të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale.

Sipas Dukës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me privatizimin e rreth 560 mijë ha tokë bujqësore, janë krijuar rreth 460 mijë familje bujqësore dhe se me këtë aktivitet merret rreth 47 % e popullsisë së vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto shifra, në mënyrë sinjifikative, tregojnë për potencialin e lartë dhe ndikimin që ka bujqësia në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Kur flasim për mbështetje ndaj bujqësisë, nuk duhet të kuptojmë thjesht mbështetje financiare apo subvencionim të aktivitetit. Por duhet ta shohim si një kompleks reformash dhe masash të cilat gradualisht, dhe në mënyrë të natyreshme, do të çojnë në zhvillimin e këtij sektori të ekonomisë. Duke krijuar kushte për zhvillimin e iniciativës private.

Ne këtë këndvështrim, qeveria duhet të sigurojë:

1. Përfundimin e regjistrimit të tokës;
2. Konsolidimin e tokës (politikat për zmadhimin e sipërfaqes së fermës);
3. Investimet për mbrojtjen e tokës;
4. Investimet për kullim dhe ujitje;
5. Regjistrimin e fermave familjare;
6. Regjistrimin e shoqatave dhe kooperativave private etj.

Deri më tani, mbështetja për bujqesinë është diskutuar shumë dhe janë marrë angazhime të shumta si për shembull:

– Heqja e TVSH-së për imputet bujqësore;
– Heqja e akcisës për naftën të përdorur në bujqësi;
– Skemat e mbështetjes të cilat synojnë dhënien e grandeve me konkurim për aktivitete të ndryshme.

Në gjykimin tonë, mënyra sesi është konceptuar dhe aplikuar deri më sot mbështetja financiare, nuk ka qenë efikase. Fondet nuk janë në nivelin e duhur, skemat janë të vështira për t’u zbatuar, përjashtojnë një numër të madh fermerësh, ndryshojnë çdo vit, krijojnë premisa për abuzime, madje nuk kanë përputhje me objektivat e strategjisë së zhvillimit të bujqësisë.

Për përmirësimin e skemave të mbështetjes, të cilat duhet të synojnë përfshirjen e një numri gjithnjë e më të madh fermerësh, Partia Agrare Ambientaliste sugjeron që ato të bazohen mbi pagesa direkte dhe plotësuese.

Pagesat direkte ndaj fermerëve duhet të llogariten mbi:

1. Sipërfaqen e tokës së mbjellë me kulturua të ndryshme;
2. Prodhimin e realizuar;
3. Prodhimin e shitur;
4. Numrin e krerëve të bagtisë etj.;
5. Sasinë e mishit të therur në thertore etj.

Kjo qasje është jo vetëm më e lehtë pët t’u aplikuar, por është gjithashtu më e kontrollueshme dhe nuk lë hapsirë për abuzime.

Subvencionet direkte implementohen me sukses në vende të tjera, si për shembull Maqedonia, dhe, me vullnetin e duhur politik, mund të zbatohen edhe në vendin tonë.

Sigurisht qasja e politikës ndaj bujqësisë duhet të ndryshojë në mënyrë drastike. Ky sektor jetik i ekonomisë tonë nuk mund të ndryshojë në bazë të një ministri apo të një tjetri, por nga një vullent i qartë politik i gjithë mazhorancës.

Vetëm duke identifikuar bujqësinë si shpëtimin e vendit, dhe ndërmarrë masa konkrete, mund t’i japim zgjidhje jo vetëm problemeve të sektorit, por të forcojmë dhe konsolidojmë të gjithë ekonominë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?