Agron Duka flet hapur: Oferta Berisha-Meta s’e çoi opozitën në pushtet
Kreu i PAA-së Agron Duka, thotë se oferta politike Berisha-Meta tregoi më 14 Maj që s’e çon opozitën në pushtet dhe sipas tij s’ka për ta çuar ndonjëherë. Duka tha se opozita kishte kandidatë të mirë, por zgjedhjet nuk u trajtuan si administrative por si politike, ku oferta ishte Berisha dhe Meta. Ai shtoi se oferta politike nuk u perceptua nga qytetarët si ofertë e gjithë qytetarëve apo gjithë opozitës. Ai shprehu habi se përse përfaqësues të PD-së së Berishës nuk kanë zhvilluar një luftë të ashpër ndaj Vangjush Dakos.
”Oferta jonë s’u perceptua si ofertë e gjithë qytetarëve të Durrësit, e gjithë opozitës. Për Dakon jam i vetmi që e kam thënë nga studio më studio, ndërsa këta duke filluar nga Sala e të gjithë të tjerët, vetëm ndonjëherë kështu. Këtë s’e kam kuptuar asnjëherë.
A se kishin hall se ishin vet të tillë, a se çfarë kanë me të? Mirë Saliu s’e përmendka atë Dakon se do thotë po e thashë unë do thonë je edhe ti, po vet këta të PD a ke parë një luftë të ashpër ndaj tij? I vetmi që ka folur disa herë kam qenë unë, ‘non grata’ për ‘non grata’ këta janë të baraslarguar të dy.
Unë e kam parë Berishën studio më studio, takime më takime, që i trajtonte zgjedhjet politike, ndërkohë që ishin administrative. Individët ishin shumë të mirë. Pavarësisht se duheshin selektuar ose me sondazhe ose me dakordësinë e opozitës. Të tre individët në Tiranë, Elbasan, Durrës, ca t’u shash, profile politike, njerëz me integritet, me sakrifica të mëdha. Ky tha jam vet oferta. Jam unë me Ilir Metën”,-tha për “MCN TV”.