Agron Duka humb njeriun më të shtrenjtë, mesazh miqve: Koha e pazakontë na detyron të heqim dorë nga zakonet!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën.

Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë Duka, i cili i kushton disa fjalë prekëse të ëmës së ndjerë, teksa thekson se ka qenë drita e shtëpisë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?