Agron Duka: Përshëndes zgjedhjen e Olsian Çelës kryeprokuror

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale përshëndes zgjedhjen e z. Olsian Çela kryeprokuror të vendit.

Agron Duka shprehet se duhet që organi i akuzës të adresojë sa më shpejt shpërdorimet e detyrës që fatkeqësia natyrore nxori në pah.

Postimi i plotë i Agron Dukës: 

Përshëndes zgjedhjen e z. Olsian Çela si Prokuror i Përgjithshëm me mandat të rregullt. Është e rëndësishme që vendi t’i kthehet normalitetit dhe të gjitha institucionet e reja të drejtësisë të ngrihen sa më parë dhe në përputhje me Kushtetutën. Pa ndarje pushtetesh nuk mund të ketë demokraci. I uroj punë të mbarë z. Çela me shpresën që pandëshkueshmëria të marrë fund në vendin tonë. Institucionet e reja të akuzës kanë përpara një punë shumë të madhe, e cila duhet të adresojë sa më parë edhe shpërdorimet e detyrës që fatkeqësia natyrore nxori në pah. Tërmeti nuk mund të shërbejë si një amnisti, rruga e rindërtimit duhet të kalojë nga drejtësia e re.

SHKARKO APP