Agron Duka publikon videon e 7 viteve më parë: Çfarë iu premtoi “Rilindja” fermerëve dhe ç’ndodh sot

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka publikuar në “facebook” një video të përgatitur nga “Rilindja” shtatë vite më parë, ku përshkruhej gjendja e bujqësisë dhe premtimi për ndryshim.

Sipas Dukës, shtatë vite më vonë falë qeverisjes së “Rilindjes”, fermerë dhe blegtorë janë në prag të falimentimit.

Mesazhi i Dukës:
7 vite më parë, me këtë mesazh zgjedhor, Rilindja përshkruante gjendjen e bujqësisë dhe premtonte ndryshim. 7 vite më vonë, falë qeverisjes së Rilindjes, fermerë dhe blegtorë janë në prag të falimentimit.

Për Maksutin, uji për vaditje mungon, ndërsa çështja e pronësisë së tokës nuk është mbyllur ende. Ulja e TVSH-së për imputet bujqësore u shoqërua me kundërmasën vrastare të uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6 %. Nafta u shtrenjtësua edhe më shumë, ndërkohë karburanti me të cilin furnizohet traktori i Maksutit ka të njëjtin çmim me të cilën furnizohet një veturë në Tiranë, apo është dy herë më i shtrenjtë se ai me të cilin furnizohet një jaht në Sarandë.

7 vite më vonë, pa orientim, pa subvencione, pa një program afatgjatë për zhvillimin rural dhe me bujqësinë në kolaps, Maksuti me siguri nuk ndodhet më në fshatin e tij. Pasi ose ka falimentuar, ose është larguar nga Shqipëria, të vetmet opsione që i ka dhënë atij partia që mbështeti 7 vite më parë.

SHKARKO APP