Agron Duka: Se i vogli shtrin viganin dhe i shtypuri tiranin! Protesto më 26 Maj!

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PAA-së Agron Duka, u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën e 26 majit për të larguar Ministrin e Brendshëm Farmir Xhafajn.

“Se i vogli shtrin viganin. Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! Protesto më 26 Maj”, shkruan Duka në faqen e tij zyrtare të Facebook, duke iu bërë thirrje qyetarëve me vargjet e Fan Nolit.

Kujtojmë që pak minuta më parë, kryetari Basha doli në një konferencë për median bashkë me aleatët ku njoftoi protestën që pritet të jetë masive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë. Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, ështrë goditje për drejtësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit. Edhe Partia Socialsite ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejne më mirë se Fatmir Xhafaj.

Ndaj ftoj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm Partinë e të cilëve Edi Rama ja u rrëmbeu dhe ja u ka lënë peng të krimit dhe të drogës”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?