Agron Duka: S’mund t’i kapërdij ato tri fjali të OSBE-së për mua

Agron Duka ka reaguar ashpër për përmendjen e emrit të tij, në “raportin sekret” të OSBE-­së.

Ai ka thënë se nuk mund t’i kapërdijë dot ato që janë shkruar për të, pasi sipas tij, ato janë shpifje.

“Nuk mund të tolerojmë një institucion që përdor fonde për të përbaltur politikanë. Unë nuk ia lë ndërgjegjies të kapërdij ato tri fjali që ishin për mua në atë raport dhe as të bëj si ajo shprehja që çudia më e madhe tre ditë zgjat. Për këto unë do u drejtohem institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Duka gjatë fjalës së tij në Kuvend seancën e sotme.

Ja çfarë shkruhet në raportin e OSBE­-së për të: "Agron Duka: ish­-ministër i Bujqësisë, me biznes në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-­import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë". 

SHKARKO APP