Agron Duka: Ujqërit e opozitës dhe çakejtë e mazhorancës
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për situatën e krijuar sot nga reshjet në Durrës. Në një postim në Facebook ai thotë se kush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve nga përmbytjet.
Deklarata e plotë e Agron Dukës:
“Ujqërit e opozitës dhe çakejtë e mazhorancës”. Sot Durrësi, si shumë zona të tjera të Shqipërisë, është nën pushtetin e ujit. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë vetëm me një fatkeqësi natyrore.
https://www.facebook.com/AgronDukaFaqjaZyrtare/videos/1920006578032899/
Shiu dhe balta treguan edhe një herë imazhin e vërtet të mazhorancës (në pushtetin qendror dhe vendor). Asnjë aftësi menaxhuese, asnjë aftësi teknike për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni, asnjë qindarkë e shpenzuar në pastrimin e kanaleve të kullimit (sidomos në kanalin e ujërave të larta) por vetëm në beton.
Kush do të përgjigjet për dëmet ekonomike, tanimë të përvitshme, që përmbytjet po i shkaktojnë qytetarëve të Durrësit? Prej një kohe të gjatë po flitet për drejtësi, dhe reformimin e saj, por deri më tani jemi përballë “ujqërve” të opozitës (të cilët fajësohen për gjithçka në këtë vend), dhe “çakejve” të mazhorancës (të cilët po bëjnë kërdinë me veprimet ose mosveprimet e tyre).
A do të hetojë Prokuroria ata që po shkatërrojnë Durrësin?
KOHA JONË SONDAZH

