Agron Duka ”zyrtarizon” nofkën e re të Dakos, Vangjush Betoni
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një prononcim për emisionin “Studio e Hapur”, ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga vetja lidhur me përmbytjet e ndodhura në Durrës.
Sipas tij, shkak për përmbytjet janë shirat me intensitet të lartë, ndodhja e Durrësit poshtë nivelit të detit dhe amortizimi i hidrovoreve.
Pas kësaj, në studio ka reaguar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ka hedhur akuza ndaj Dakos për ndërtime pa kriter, gjë që sipas tij ka sjellë Durrësin në situatën aktuale, ku pas çdo rënie shiu, qyteti gjendet i mbuluar nga uji.
Në një moment të dytë, në një lidhje telefonike për emisionin Dako akuzoi Agron Dukën se nuk ka bërë asnjë investim në Durrës kur ka qenë ministër bujqësie, ndërsa Duka e quajti kryebashkiakun ‘Vangjush betoni’.
KOHA JONË SONDAZH

