Agron Gjekmarkaj: Basha duhet të dorëhiqet pa kthim! Berisha të mos vazhdojë me aventurën e rikthimit
Nga Agron Gjekmarkaj, deputet i PD-
Sot PD gjendet ende në agoni të plotë! Lulzim Basha është nën një presion të gjithanshëm. Moda kërkon që ai të fajësohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizëm!
Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje. Por jemi njerëz dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qënie humane e nuk duhet të bëhemi bisha! PD po paguan para historisë faturen e saj 30-vjeçare! Ajo ka prekur fundin. Sigurisht Lulzim Basha ka përgjegjesi të mëdha, ne të tjeret pas tij po aq. Unë e ndjeva atë përgjegjësi dhe u largova. Basha është sulmuar në besueshmëri në menyrë asgjësuese, gati të pakthim. Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashës i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to. Politika qënka me kurthe, po re ferkojnë duart, s’ta qan kush hallin.
Basha ka zgjedhur gjuhën dhe qendrimet e gabuara per të komunikuar me demokratët dhe shoqerinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjejt. Basha nuk është humbësi i vetem. Por meqenëse ai është lideri, ai duhet të marrë pergjegjësi dhe të presë nyjën gordiane! Ai duhet të dorëhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratëve.
Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenën publike thotë kam fituar! Asgjë s’ka fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë! Sali Berisha duhet të tregojë se PD nuk e sheh si pronë, përshtypje kjo e krijuar në 30 vjet! Duhet t’u tregojë demokratëve që nuk e do atë për fëmijet e tij dhe tarafin nga pas po për Shqipërinë dhe demokratët. Ai duhet të premtojë tërheqjen nga aventura që premton! Një burrë në moshë të thyer e cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kenaqë krenarine e tij mazokiste mund të thuhet që pjesërisht e ka realizuar atë. PD duhet të bashkohet. Një komision nga dy anët duhet të ndërtojë një platformë bashkimi e rithemelimi të vërtetë e jo pupulist stadiumesh. Ky komision mund të bëhet drejtimi i përkohshëm i PD për ta çuar atë drejt garës! Gara e vërtetë e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë! Personalisht çdo vendim që marr s’e bëj për ti hyrë në qejf njeriu apo për të mërzitur njeri e bëj për vete dhe njerëzit aq sa janë që mund të përfaqësoj. Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhet bëjmë edhe pa ju” ju them që detyrimin e kam vetëm për demokratët kudo që ndodhen e në veçanti për qytetarët e qarkut të Lezhës që më kanë votuar. Nuk do më shihni kurrë duke i lepirë këpucet njeriu! Nuk do më shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur! Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Për mua politika vlen për aq ditë sa përfaqësoj diçka! Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie.
PD sot ka nevojë për arsye, për humanizëm, ide dhe vendime të vështira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

