Agron Gjekmarkaj: Do doja president Fatos Lubonjën, Jozefina Topallin, Artan Fugën apo Majlinda Bregun. Një nga këta!
Debati për emrin kandidat për President nga radhët e opozitës mbizotëron edhe sonte emisionet televizive.
10 emra kanë dalë nga tre grupet e PD-së, por deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj thotë se ai sheh emra tjerë si kandidatë potencial për Presidentin e ri të vendit. Ai përmend Fatos Lubojnën, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën, apo dhe Majlinda Bregun. Për Gjekmarkajn nëse rrimë brenda qokave, biem në lojën e të bërit komedi.
”Nga ana jonë ka plasur një kakofoni, nxjerrin komshiun, shokun, burrin e tezes, hallën. Për shijet e mia do propozoja Fatos Lubojnën, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën apo Majlinda Bregu etj. Një nga këta do të ishte dinjitoz për opozitën.
Në rast se supozojmë që kryeministri bëhet xhentelemn dhe ja lë opozitës, kjo duhet të marrë përgjegjësi nga opozita dhe të dalë serioze.
Duhet të ishte mbledhur opozita, të gjithë. Dhe të kishte dhënë një emër serioz, maxhoranca le ta refuzonte pastaj. Duhet të ishte rast i mirë bashkëpunimi, por dyshoj që do të ndodhë kjo”,-tha Gjekmarkaj.