Agron Gjekmarkaj në grupin parlamentar: Basha të dorëhiqet, por as Berisha nuk është zgjidhje për PD. Duhet lider përbashkues
Fjala e deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj sot në grupin parlamentar
I nderuar Zoti Kryetar! Të nderuar kolegë,
Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta për këtë parti ! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!
Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverinë, t’ju sherbeja demokratëve , të argetohesha me retorikë e stilistikë politike! Por jo, u përfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo betejë duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë. Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorëhoqa. Unë ende besoj shumë që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgjë personale me Sali Berishen, por ende besoj që berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja. Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”. Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhë , unë nuk do jem më pjesë e këtij grupi dhe anëtar i kësaj Partie. Unë iu rri deklaratave dhe qendrimeve të mia. Dikush me quan “delirant” po punë e madhe, dikush gëzohet po prapë punë e madhe!
Në këto muaj kanë ndodhur ngjarje shumë, por personalisht këtë debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem për PD, po edhe për Shqiperinë. Nuk kam patur ndonjë pengese për të folur e thënë çfarë mendoj e për këtë ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj për çfarë keni bërë këto 9 vite për PD që mua nuk më mjafton, që këtij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton. Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirënjohje për mbështetjen që me keni dhënë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur këto dite . Nga kolegët u fotografova me kolegët në parlament. U bëra target. Unë s’kam asnjë mandat negocimi e as po bëj të tillë, unë s’kam pretendime për lider, zëvendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni , me ata negocioni, por target bëni mua. Agron Gjekmarkaj kur sheh në sy , nuk me keni rival në asgjë. Nuk kam asnjë ambicje apo pretendim. Një deputet i thjesht i cili vihet në dizpozicion për ti sherbyer kësaj opozite. Zoti Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Përgjegjsi kemi të gjithë , unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri , ju duhet ta prisni nyjen gordiane. Ju duhet të dorëhiqeni, por duhet ta bëni këtë duke ja kërkuar edhe Sali Berishes. Një komision i përbashket me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar Partinë dhe çuar drejt zgjedhjes së Liderit me garë! Sali Berisha mbase nuk e pranon po le ta mbajë ai barren e refuzimit. PD është këtu prej Berishës dhe prej jush, ndaj ajo duhet ta gjejë zgjidhjen përtej të dyve. Edhe nëse Berisha nuk e pranon këtë ju duhet të dorëhiqeni dhe ky grup parlamentar të gjejë zgjidhje politike e të menaxhojë partinë. Mes Berishës dhe Bashës unë zgjedh ju, zoti Basha, po kjo nuk mjafton më. Në fushatë ndjeva zemërimin dhe përbuzjen e njerzëve. Ajo duhet lexuar me përgjegjshmeri. Njerëzit kanë nevojë për një mit negativ për të justifikuar zemërimin e tyre. Kundërshtarët tuaj ja kanë dalë t’ ju shnderrojne ju në një mit të tillë. Ndaj kjo pengesë duhet hequr. Kjo pengesë konsideroheni ju, zoti Basha!
KOHA JONË SONDAZH

