Agron Gjekmarkaj: Që zgjedhjet të mos bien një duart e krimit, duhet qeveri teknike
Pak minuta para nisjes së protestës kombëtare të opozitës para kryeministrisë, nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, u shpreh se grupe të mëdha qytetarësh janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë në protestën në Tiranë.
Në një pronocim për mediat Gjekmarkaj theksoi se “jemi të bindur si opozitë që është e pamundur të shkohet drejt zgjedhjeve me Edi Ramën si kryeministër, dhe e vetmja mënyrë që të stabilizohet një marrëdhënie që zgjedhjet të mos bien një duart e krimit, është qeveria teknike”.
I pyetur nëse protesta e sotme lidhet me lirimin e kreut të PD, Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, Gjekmarkaj theksoi se protesta shkon përtej kësaj dhe se opozita po proteston për padrejtësitë nga qeveria dhe institucionet e tjera.
“Një shoqëri e lirë jep gjykimin, dhe jo domosdoshmërish gjykimi është protestë kundër drejtësisë si koncept. Ne nuk jemi kundër drejtësisë, por kundër padrejtësisë sot në bulevard”, tha ai.