Agron Kolthi lobon për shqiptarët, por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot
Tashmë ai është një emër i njohur jo vetëm në temat e nxehta shqiptare si një patriot dhe atdhetar, por edhe njohës i mirë i politikës shqiptare dhe jo vetëm. E kemi fjalën për Agron Kolthi ku vetëm pak ditë më parë ai ka reaguar në rrjetin e tij social, duke kritikuar disa politikanë shqiptarë për akuzat që ata kanë bërë ndaj një deputete të njohur në Shqipëri siç është Jorida Tabaku.
”Nuk doja të bëhem pjesë e debatit të brendshëm mes disa ish-kandidatëve të PD-së, por meqenëse ata po lëshojnë akuza ndaj atyre që fituan në listat e hapura, po ju them se po gaboheni rëndë me atë që po flisni për Jorida Tabakun dhe disa kandidatë të tjerë fitues të listave të hapura të PD-së.
Nuk e kuptoj për çfarë po flisni për Joridën – a thua se vërtet nuk keni tjetër çfarë të thoni. Pse, kush ju ndaloi ju të bënit fushatë? Jorida? Jeni shumë gabim! Zonja Kalaja, pse nuk fituat? Ne nuk ndaluam në asnjë moment në të gjithë qarkun e Tiranës. Takonim çdo qytetar në pesë bashkitë e qarkut.
E nderuar Adriana, kërko llogari vetes, jo të tjerëve. Sa për Edi Ramën, që thua na ka paguar, 20 mijë votuesit që mbështetën Joridën nuk janë të blerë. Je gabim, zonjë. PD nuk është shtëpia juaj personale dhe as e atyre që nuk dinë çfarë thonë kur nuk arrijnë të fitojnë. Prandaj, merruni me Edi Ramën, që bleu vota me paratë e drogës dhe të korrupsionit, nga jugu në veri. Ky është shkaku pse PD mori këtë rezultat, i cili ishte vërtet një shkatërrim për demokracinë në Shqipëri. Rroftë Shqipëria”.
Kështu e mbyll shkrimin e tij atdhetari dhe politikani me origjinë nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Itali. Por siç edhe thamë Agroni êshtë gjithmonë ” in” jo vetëm me aktualitetin shqiptar dhe lobon shumë kudo edhe para politikanëve të huaj për siç thotë ai Iliridën, por nëse e ndiqni atë ai ka nisur këto ditë duke përkrahur dhe interesuar për fushatën që ka nisur të mbahet në Itali.
KOHA JONË SONDAZH




