Shehaj sfidon Policinë, publikon pamjet: Dhjetëra gjimnazistë e studentë këtu u trajtuan si qenie çnjerëzore

Kreu i partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate të fortë, duke denoncuar trajtimin çnjerëzor të dhjetëra gjimnazistëve dhe studentëve, të cilët, sipas tij, janë mbajtur në këtë ambient (Ministria e Arsimit) dhe kanë përjetuar terror e tortura.

“Kam folur me secilin prej tyre dhe më treguan për terrorin e torturat që kanë hequr”, shprehet Shehaj, duke ngritur shqetësime serioze për atë që pretendohet se kanë përjetuar të rinjtë.

Në reagimin e tij, Shehaj paralajmëron se përgjegjësit duhet të japin llogari për ngjarjet dhe për trajtimin që kanë pësuar të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do mbani përgjegjësi!”, përfundon ai deklaratën e tij. Pamjet që qarkulluan dje u mohuan nga institucionet në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?