Agron Shehaj: Ose Rama do të dalë para drejtësisë, ose SPAK do të dështojë
Deputeti Agron Shehaj, i cili tashmë është edhe kryetar i Lëvizjes Politike “Mundësia”, thotë se kryeministri Edi Rama e ka luftë për jetë a vdekje kapjen e SPAK.
“Dy rrugë janë: ose Rama do dalë para drejtësisë dhe nuk do të mund të justifikohet me “ngrënien e dardhave pas shpine”, ose SPAK do të dështojë.
Mesazhin e parë ia dhanë SPAK me miratimin e amnistisë penale. Edi Rama mund të shkatërrojë SPAK-un po të dojë, pasi votat i gjen, kemi një opozitë të shpartalluar.
Unë besoj se kjo do të ndodhë, shikoni mesazhet që i janë dhënë SPAK. Po e pengojnë me policinë, i kujtuan se janë në mes të mandatit dhe nuk ua zgjasin mandatet prokurorëve të SPAK”, tha Shehaj në ”Open”.