Agron Shehaj tregon pse humbën zgjedhjet e 25 prillit

Një nga kandidatët për kryetar i PD-së, është edhe Agron Shehaj, i cili shprehet se Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit. Në konferencën për mediat ku prezantoi kandidaturën, Shehaj është shprehur se Basha nuk duhej do të rikandonte sërish për kryetar i PD-së.

”Basha duhet të jepte dorëhqesjen dhe nuk duhet të rikandodojë. Përgjegjësistë nuk duhen kërkuar për vendimet që janë marrë gjatë fushatës, që shumë gjëra mund të ishte ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës”, tha Shehaj.

Nga ana tjetër, sipas tij arsyeja e humbjes së zgjedhjeve, ka qenë djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale.

SHKARKO APP