Agron Shehaj zbulon arsyen pse po kandidon për deputet në qarkun e Tiranës

Agron Shehaj është kandidat për deputet, i 6-ti në listën e PD-së për Tiranën. Në 10 vitet e fundit, Shehaj ka punësuar rreth 40 mijë të rinj në kompanitë e tij, duke u kthyer në punëdhënësin më të madh në Shqipëri.

“PD i ka bërë zgjedhjet përmes një procesi të hapur. Kam qenë i propozuar nga shumë anëtarë për në Tiranë dhe kjo ishte arsyeja pse u zgjodh të vendos të kandidoja në Tiranë. Mirëpo jam krenar që për herë të parë deputet u zgjodha në Vlorë. Mendoj se duhet të jem në kontakt me njerëzit, të flas me ta, të më njohin”, tha Shehaj.

Gjithashtu, Shehaj ka folur edhe për skandalin e marrjes së të dhënave personale të qytetarëve nga e-Albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S’ka asnjë gjasë ta marri mandatin e tretë, shoh fushatën elektorale në terren. Përballë stendës time u vendos një stendë e PS, që zgjati gjysmë orë se nuk shkonte njeri. Kur njerëzit e kanë ndarë mendjen që s’të duan më, s’ka rëndësi pushteti që ke. Kush ka pushtetin dhe e di që është në ikje bën çdo gjë që të qëndrojë, mendoi se do e zgjidhte në këtë mënyrë. Pasojat negative janë më të mëdha se përfitimet nga ky skandal”, tha Shehaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?