Agron Tufa kërkoi azil në Zvicër, ja si reagon Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve
Pas vendimit të kreut të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa për të kërkuar azil në Zvicër, reagon edhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, e cila thotë se ka ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij. Sipas saj, fakti që një zyrtar i lartë shtetëror ka ndërmarrë një hap të tillë, tregon se institucionet nuk kanë vepruar.
Reagimi i plotë i zonjës Sula:
Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kërcënimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.
Kam ndjekur me shqetësim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shtetëror ndërmerr një hap të tillë, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojnë, ligjet tona, nuk kane vepruar.
Me Z. Tufa kemi këndvështrime te ndryshme për qasjet mbi përballje me te shkuarën diktatoriale, por na ka bashkuar qëllimi i përbashkët dhe bindja se nuk ka demokraci te qëndrueshme pa dekomunistizim te shoqërisë sonë. Kam vlerësuar gjithmonë kurajën e tij, pasionin dhe penën e zhdërvjellët, dhe shpresoj që zëri i tij nuk do te na mungoje.