Agron Tufa: Kreu i SPAK, ish-hetues i komunizmit
Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së kryetarit të Strukturës Speciale (SPAK), Arben Kraja.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Tufa shkruan se ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen, dhe këtë e konfirmon, sipas shkrimtarit, zgjedhja në krye të SPAK e Krajës. Shkrimtari deklaron se prokurori Arben Kraja ka qenë hetues i komunizmit.
“Ish Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në kryevtë SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa.