Agron Tufa publikon dokumentin për kreun e SPAK: Hetues që kryente arrestime për moralin komunist

Dokument i muajit korrikut 1990, që tregon se drejtuesi i SPAK-ut Arben Kraja, ka marrë pjesë në procese politike

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar një dokument që tregon se kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë prokuror gjatë viteve të komunizmit dhe firmosur arrestime për “sjellje që binin kundër moralit komunist”.

Dokumenti është një procesverbal ndalimi i vitit 1990 dhe hetuesi Kraja ka firmosur arrestimin e qytetarit Beniamin Bizi me akuzën politike.

Mesazhi i Agron Tufës në Facebook

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thush më? Meqë deshët fakte…

Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!

Ndalemi me kaq, se ka më…

Dokumenti i publikuar nga shkrimtari Agron Tufa

Dokumenti i publikuar nga shkrimtari Agron Tufa

SHKARKO APP