Ah Gjergj Kastriot Skenderbeu kush të ka ardh’!

 

547 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu jemi në fazën, siç prezantohet në foton e sotme në Presidencën shqiptare në pritjen e Presidentit turk Erdogan. 

Është busti me figurën e Skenderbeut që lidh flamujt e dy vendeve me rastin e ardhjes në Shqipëri të Numrit Një të Shtetit turk.

Dhe flamujt, ai i Shqipërisë dhe ai i Turqisë, janë vendosur në të dy anët e bustit të Gjergj Kastriotit( Skënderbeut).

Po ja që sot, pesë shekuj e gjysëm pas vdekjes së tij, gjërat kanë ndryshuar, e Shqipëria dhe Turqia, padyshim janë dy popuj miq. 

Ah, Gjergj Kastriot Skenderbeu ! Ngrihu pak e shiko,por jo me shpatë më, si dikur !

Hej,Gjergj ! Të ishe tani gjallë !

SHKARKO APP