AHA: Pijet energjitike të rrezikshme për infarkte

 

Pijet energjitike shkaktojnë infarkt dhe sëmundje kardiovaskulare. Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar në një studim të ri mbi efektet e pijeve energjike në trup. Ata aknë kryer një studim duke nxjerrë rezultatet e reagimit të trupit të njeriut ndaj pirjes së një kanoçe pije energjike. “Edhe një kanoçe e vetme mund të shkatërrojë shëndetin e një djaloshi të ri dhe të shëndetshëm”, thanë ata. Mjekët e “Mayo Clinic” në Kaliforni kryen një studim te një grup prej 25 të rinjsh. Ata konsumuandisa kanoçe pijesh energjike në harkun kohor të dy ditëve. Ditën e parë secili prej tyre pati rritje të madhe të presionit të gjakur. Rritja e presionit të gjakut nisi vetëm gjysëm ore pas pirjes së pijes energjike. Disa orë më pas u vu re një rritje e hormoneve të stresit të quajtur norepinefrinë. Studimi u publikua dje nga “American Heart Association”. Disa prej efekteteve të tjera të pijeve energjike ishin: rritja e sheqerit në gjak, pagjumësia, urinimi i shpeshtë etj. “Këto ndryshime të shpejta në trupin e njeriut rrisin rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare”, tha një prej mjekëve që morën pjesë në studim. 

Ndërsa në Shqiperi edhe këto pije kanë probleme se si prodhohen apo shpërndahen, duke rritur rrezikun e infarkteve ndër të rinjtë. Kurse moshat e mëdha i "palos". Natyrisht jo të gjitha kanë probleme.

SHKARKO APP