Ahengu u kthye në mort, autori dhe viktima u përleshën pasi festuan Vitin e Ri

Viti nisi me një ngjarje tragjike. Vladimir Zvezhda bashkë me të shoqen e tij, shkuan tek banesa e Klajdi Shundit tek rruga “5 maji” në Tiranë, kjo për të festuar bashkë me të mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Viktima dhe autori nuk kishin patur raporte të këqija me njëri-tjetrin.

Ata festuan familjarisht ndërrimin e viteve, ndërsa pas mesnate, Shundi dhe 42-vjeçari ishin të dehur. Fillimisht raportohet se ka patur një konflikt verbal, që më pas ka degjeneruar në rrahje.

Të dy janë përleshur brenda apartamentit dhe më poshtë hyrjes së pallatit. Në sherr e sipër Shundi ka marrë thikën dhe ka qëlluar kunatin e tij, 42-vjeçarin Vladimir Zvezhda duke e plagosur në qafë.

SHKARKO APP