Ahmetaj debate me deputetin e Ballit: E paske ditën e sherrit, Roshi: Mos bëj mistrecin

Komisioni i Ekonomisë është përfshirë në debate mes kryetarit të Komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputetit të Ballit Kombëtar Artur Roshi.

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohej për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Pjesë nga debati

Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon.

Artur Roshi: Niko, boll Niko ik se të dëgjuam

Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani

Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.

Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.

Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.

Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë. 

Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo

Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn

Artur Roshi: Ç’punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti

Arben Ahmetaj: Më fal e ka thirrur komisioni

Artur Roshi: Por për çfarë

Arben Ahmetaj: Zoti Roshi sot e paske ditën e sherrit 

Artur Rushi: Ta kam thënë disa herë mos bëj rolin e mistrecit

Arben Ahmetaj: Të lutem, se nuk më takon mua të bëj rolin e mistrecit, unë jam drejtuesi i komisionit. Këto janë muhabete tavolinash.

Artur Roshi: Po e ule nivelin ashtu do bëjmë, çfarë do bëjmë

Arben Ahmetaj: Ore mos zëvendëso njërin që ka qenë këtu që ka qenë këtu dhe u bë qesharak

Artur Roshi: Qesharak jeni ju që nuk respektoni njerëzit

Arben Ahmetaj: Niko vazhdo shpjegimin

Artur Roshi: Nuk e dua unë shpjegimin e Nikos

Arben Ahmetaj: Ore e di unë nuk e  di ti atë punë, jam unë kryetar. Ti po nuk do ta dëgjosh vazhdo

Artur Roshi: O Niko ke një lloj logjike ti apo ske.

Arben Ahmetaj: Ç’punë ke me Nikon ti, je në terëzi apo jo?!

Artur Roshi: Ligjin e ke propozuar ti, çfarë të sqarojë Nikua.

Arben Ahmetaj: Është autoriteti fiskal do mbajë qëndrim mor zotëri. 

Artur Roshi: Çfarë qëndrim?

Arben Ahmetaj: E dinë ata mo, pse unë ja detyroj qëndrimin?!

Artur Roshi: E propozove ti ligjin. Kur të duash ti flet edhe për qeverinë, edhe për komisionin, flet për të gjitha.

Arben Ahmetaj: Patjetër për këtë jam

SHKARKO APP