Ahmetaj dhe Dritan Agolli shperdorojne lekët e të dëmtuarve nga tërmeti
Arben Ahmetaj dhe Dritan Agolli (drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit) i bëjnë lekët e tërmetit rrush e kumbulla për mbjelljen e drurve frutor, arror dhe hardhive nëpër bashki të ndryshme. Pse lekët e taksapaguasëve dhe donatorëven shqiptare përdorën për rrush dhe arra, ndërkohë që të dëmtuarit nga tërmeti janë pa shtëpi. Arben Ahmetaj dhe Dritan Agolli duket qartë se janë ushtarët e Edi Ramës për të vjedhur shqiptarët.
Kryefjala ka gjetur në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokutimeve Publike dokumentin (me poshtë në foto dhe tekst) të këtij projekti grabitqar ku shihet se fondet e tërmetit po bëhen të pamundura të gjendet një mundësi për ta futur në xhepat e Arben Ahmetajt dhe Dritan Agollit.
Objekti i procedurës së prokurimit: Ndërhyrje për kultivimin e tokave bashkiake me drurë frutorë/arrorë/vreshta, etj me qëllim përmirësimin e biodiversitetit, ekonomisë bujqësore si dhe duke rritur të ardhurat bashkiake dhe përmirësuar peisazhin rural.
Autoriteti Kontraktues: Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Fondi limit: 83,333,333.00 Lekë
Marrë nga /Kryefjala.com/